Simeone “ngre në qiell” Barçën: Gjithmonë më të mirët në botë

Atletiko Madrid ka një shans të artë për të kaluar në krye të renditjes së kampionatit spanjoll. “El Colchoneros” presin nesër në kryeqytetin spanjoll, Barcelonën. Tekniku i Atletikos, Diego Simeone nuk i kurseu elozhet për kundërshtarët, duke i konsideruar ata si skuadra më e mirë në botë.

“Barcelona ka qenë gjithmonë skuadra më e mirë në botë, pavarësisht se në Champions kanë pasur shumë luhatje gjatë viteve të fundit. Në Spanjë ata janë të shkëlqyer dhe skuadra është e aftë të luajë në forma të ndryshme, duke iu përshtatur çdo kundërshtari”.

KONTRATA E OBLAK – “Oblak na e ka bërë të qartë se çfarë kërkon nga klubi. Ne kemi dëshirë të vijojmë bashkëpunimin me të, pasi të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është ai për Atletikon”, përfundoi Simeone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *