“Shpërthen” Mesi: Të korruptuar, gjithçka bëhet për të ndihmuar Brazilin

0

Lionel Mesi nuk është kursyer në akuza ndaj “CONMEBOL” në përfundim të ndeshjes kundër Kilit, ku “pleshti” u ndëshkua me të kuqe pas një momenti tensioni me Geri Medel. Kapiteni argjentinas i tha gjërat troç duke i cilësuar arbitrat e turneut të korruptuar pasi po favorizojnë haptazi Brazilin, ndërsa për kartonin e kuq, Mesi tha se ai ishte çmimi që ai e dinte se do të paguante për ato çka tha pas eliminimit nga Brazili.

S’ka asgjë për të shqetësuar, e kemi parë dhe herë të tjera këtë gjë. Gjithmonë them të vërtetë pasi kjo më bën të ndihen më i qetë. Mendoj se kjo ndodhi për shkak të atyre qe thashë, ndoshta ky ishte çmimi që duhet të paguaja. Gjithçka mund të mbyllej aty me vetëm një karton të verdhë”.

PËRSE NUK SHKUAT TË MERRNIT MEDALJEN?

“Ndikuan nga pak të gjitha. Nuk kemi përse të jemi pjesë e këtij korrupsioni, e kësaj mungese respekti për të gjithë turneun. Jemi për më shumë se kaq. Korrupsioni, arbitrat dhe të gjitha këto nuk i lënë njerëzit të marrin pjesë në futboll, në spektaklin e këtij sporti, kështu e rrënojmë nga pak”.

AKUZAT NDAJ BRAZILIT –  “Nuk kam asnjë guxim, e gjitha kjo po bëhet për Brazilin. Shpresoj që VAR dhe arbitrat të mos ndikojnë në finale në mënyrë që Peruja të ketë një shans për të konkurruar. Kanë një ekip të mirë, por e shoh të vështirë”.

MEDEL – “Medel i tillë është gjithmonë, bën çdo gjë deri në limite, ka bërë shpesh sherre. Gjithsesi siç e thashë me një të verdhë gjithçka mund të mbyllej aty”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.