Rreshtimet dhe arbitrat, gjithçka për finalen e Superiores

Sytë në  “Loro Boriçi”, aty ku sivjet luhet sfida më e shtrenjtë. 10 mijë dhe 20 mijë lekë të vjetra kushton për të parë Kukësin e Partizanit. Një sfidë e nisur pikërisht nga çmimi i biletave dhe zhvendosja e ndeshjes në qytetin verior. Përrallat se në Elbasan nuk është fusha e mirë nuk i besojnë as fëmijët e kopshtit, gjithsesi për sa kohë lejohet të ndërrosh stadiumin sa herë të duash, Kukësi është në rregull në “xhunglën” Superiore. Takimi luhet prej orës 18:00 dhe si zakonisht transmetohet drejtpërdrejt në Supersport.

Mund të quhet edhe takimi i mungesave të mëdha, duke pasur parasysh se Kukësit i mungon kapiteni Shameti, Musolli nuk është gati plotësisht dhe Ethemi është i pezulluar. Në anën tjetër Partizani është edhe më i cunguar. Telushi, Idrizaj, Duka e Hebaj nuk janë në dispozicion të stafit, ashtu sikurse edhe Lum Rexhepi që është i pezulluar me kartonë. Formacioni mbetet për t’u parë, pasi me probleme është kthyer Esat Mala, i cili në ndeshjen e Shqipërisë U21 me Andorrën nuk ishte as në stol.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26
E premte, më 29 mars, ora 18:00
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

KUKËSI-PARTIZANI
KUKËSI:
Frashëri, Maliki, Krasniqi, Cuculi, Rrumbullaku, Teqja, Dzaria, Rroca, Rama, Kordeiro, Rexhinaldo. Trajner: Ramadan Ndreu
PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Kote, Mensah, Asani, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ridiger Çokaj, Emigers Gançi; Gjyqtarë linje: Andi Koçi, Kreshnik Bajramaj

SHIFRAT ME JORGJIN ARBITËR – Duke parë që luajnë vendi i parë dhe i dytë, FSHF ka vendosur që ndeshja të gjykohet nga një arbitër që mban stemën e FIFA-s. Veç kësaj është vendosur që të ketë edhe gjyqtarë linje. Kryesor do të jetë Enea Jorgji, i cili e ka gjykuar edhe ndeshjen e fundit mes këtyre dy ekipeve. Anësorë janë përzgjedhur Ridiger Çokaj dhe Emigers Gançi, ndërsa pas porte do të jenë Andi Koçi dhe Kreshnik Bajramaj.

sivjet me Kukësi-Laçi. Verilindorët janë gjykuar prej elbasanasit në katër takime dhe nuk kanë fituar asnjë herë. E fundit herë që Jorgji i gjykoi ishte kundër Skënderbeut. Partizanin ai e ka gjykuar pesë herë, një rast me Kukësin. Edhe të kuqtë nuk kanë një bilanc të mirë, pasi vetëm derbin kanë fituar me Jorgjin në fushë. Dy herë të tjera kanë barazuar, ndërkohë që janë mposhtur po aq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *