Reali me plan për Piatek, garës i bashkohet dhe Milani

Kristof Piatek është një nga zbulimet e këtij sezoni në kampionatin italian. Sulmuesi i Xhenoas ka shënuar 13 gola në kampionat, duke u renditur i dyti pas Ronaldos, që kryeson renditjen e golashënuesve me një gol më shumë.

Shumë ekipe interesohen për polakun e ekipit ligur, mbi të gjitha Reali i Madridit dhe Milani. Xhenoa po zhvillon fazën përgatitore në Mursia të Spanjës dhe vëzhguesit e Realit do të ndjekin nga afër paraqitjet e 23-vjeçarit.

“AS” raporton se vëzhgues të “Los Blancos” do të ndjekin miqësoren midis Xhenoas dhe gjermanëve të Vurzburger Kikers me qëllimin e vetëm: studimin e Piatek. Xhenoa kërkon 60 milionë euro për kartonin e sulmuesit, por Reali nuk është dakord me këtë shumë, aq më tepër në merkaton e janarit.

Nga ana tjetër Milani kërkon të sigurojë shërbimet e goleadori që në janar. Higuain është pranë largimit, Morata mund të shkëmbehet me Kaliniç, me kroatin në Londër dhe spanjollin në ekipin e Simoenes, kështu që kuqezinjtë kanë zgjedhur Piatek si pasardhësin e argjentinasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *