Ligësi, përralla dhe fonde për ekipe fshati, Sinan Idrizi “shfryn” ndaj politikës

1

Flamurtari është në kolaps, rrezikon të shpërbëhet këtë muaj dhe më keq se kaq, por Sinan Idrizi duket shumë i qetë. Në “Zona Gol” në Supersport administratori kuqezi ka folur për krizën fiannciare dhe tema të tjera, por realisht nuk ka thënë asgjë të re.

SITUATA – “Më quani si të doni, president, administrator. Nuk ka problem për mua. Klubi nuk është në udhëkryq, të paktën edhe për këtë vit. Godoja i famshëm që presim është bërë bajat. Liçaj nuk është i afruar, është i shtëpisë”.

VLERËSIMI I AKSIONEVE – “Është një përrallë e bukur, është viti i pestë që thuhet. Flasin për privatizimin e stemës dhe jo të aseteve. Po e teproj me historinë e kungulleshkës. Kam pesë vite që pres. Do mblidhet Këshilli Bashkiak sërish dhe do fillojë sërish nga fillimi. Këta e shohin Flamurtarin si aset polititik. Nuk është çështje e kroatit. Bashkia nuk më kthen 470 mijë euro që më detyrohet për shlyerje të borxheve ndaj të tjerëve, ndërsa jep miliona për ekipe fshatrash”.

“Nuk ka diçka kundër meje. Nuk ka kapitalizëm dhe ente publike. Ose ta menaxhojë Këshilli, ose privati. Kjo duhet qartësuar. Le ta mbajnë vetë, ose ta mbajmë ne. Unë kam kërkuar ta mbaj së bashku me kompanitë që përfaqësoj”.

“Përse nuk shkuar në fazë? Nuk kemi ikur në Turqi për arsye financiare (qesh). Po kursejmë 50 mijë euro. Alvesh? Kam një kontratë me të, pas pushimeve do jetë menjëherë në Vlorë”.

PAGAT – “Më vjen mirë kur u jap paradhënie 30% ta pagave. Kur pranon këto, duhet pranuar edhe 1 ose dy paga me vonesë. Të punësuarit nuk duhet ta teprojnë me kërkesat e tyre. Ky treg këto anomali ka”.

“Jam dakord, është një e metë e imja që nuk ka vlonjatë. Është pengu im që nuk bëj dot akademi. Nuk kemi fusha. Ky është dështimi im më i madh. A do vazhdoj me Flamurtarin nëse bashkia nuk përgjigjet? Do t’i jap fund të drejtës sime për të përdorur idiotësinë”.

“Duam ekonomi sportive dhe unë dua të investoj, por në këtë ekonomi nuk ka rregulla loje. Kushdo vjen do rregulla. Nuk harxhon kush para në këtë ekonomi ku nuk ka logjikë aritmetike. E them shkurt: të tregojnë se ky sektor do bëhet, të bëhet një ekonomi, të paktën një status juridik. Kjo ekonomi duhet të shkojë në shina. Nuk flasim për Sinanin”.

“Bashkia veç i nxjerr në ankand aksionet, vendos Ministria e Ekonomisë. Dua të investoj në asete, në turizmin e sporteve. Asetet i ka Ministria e Ekonomisë, jo Bashkia. Premtim për tifozët? Premtimi ynë është vetëm respektimi i fanellës dhe i tifozëve”.

You might also like
1 Comment
  1. S says

    PO IK ORE HALE MUTI LERE VLOREN REHAT SE KE KAQ HJET FLET DHE VEPRON SI INJORANT VLORE DUKE U MBURRUR E DUKE BERE IRONI LESHI…..K…R….!!!!!!!!!!!

Leave A Reply

Your email address will not be published.