PSG “bezdis” Napolin, 50 milionë për mefushorin

0

PSG po kërkon një mesfushor dhe një gjë të tillë e konfirmoi dhe trajneri Tuhel. Adrien Rabiot është pothuajse i larguar, pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën që skadon në verën e ardhshme. Nëse nuk lëviz në janar, 23-vjeçari do të qëndrojë “pushim” deri në fund të sezonit.

Drejtuesit e kampionëve të Francës kanë hedhur sytë nga Seria A. Siç raporton “Corriere dello Sport”, objektivi i tyre luan me Napolin dhe është Alan. Braziliani është një nga pikat më të forta të mesfushës së Ançelotit dhe një idhull i tifozërisë.

Huan Manuel Gemeli, agjenti i 27-vjeçarit, ka qenë në Romë ditët e fundit në shoqërinë e dy personave të tjerë dhe i ka paraqitur Kristiano Xhuntolit, drejtorit sportiv të Napolit, ofertën prej 50 milionë eurosh të PSG. Përgjigja e drejtuesit të Napolit ka qenë një jo kategorike.

Italianët as që kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e Alan dhe kanë refuzuar ofertën prej 50 milionë eurosh. Megjithatë, merkato është gati të nisë dhe PSG pritet të rrisë ofertën e saj. Napoli po reziston dhe nga ana tjetër ka gati alternativën e Alan, i cili është Nikolo Barela i Kaljarit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.