Roxher e thotë troç: Nëse Kukësi më do, janari erdhi!

Roxher Zhunior u mor në verë nga Kukësi, por me verilindorët nuk debutoi. Braziliani u huazua te Kastrioti dhe aty po bën mirë. Futbollisti 22-vjeçar është shënuesi më i mirë dhe arritur të shënojë pesë gola, më shumë se çdo lojtar i skuadrës së tij.

Para ndeshjes me Kukësin, ai ka folur dhe fillimisht është ndalur te situata në ekipin krutan: “Nuk ishte sezoni që dëshironim, kemi pasur shumë luhatje dhe kemi fituar rrallë, pa gjetur vazhdimësi. Duhet të analizojmë mirë çfarë kemi bërë gabim dhe të rregullojmë situatën. Për mua personalisht ishte një sezon ku munda të tregoj pak nga ajo që di të bëj. Bëra gjithçka për të ndihmuar Kastriotin në mënyrën më të mirë të mundshme”.

E ardhmja është e rëndësishme dhe Roxher ia kalon topin menaxherit të tij: “Kam kontratë deri në fund të sezonit, për të ardhmen time mendon agjenti im, sepse nuk kam dokumente për të qëndruar në Shqipëri sipas ligjit”.

Kur erdhi në Shqipëri nuk e bëri për “thërrime”. Kukësi e bindi me ofertën e bërë dhe më pas e çoi te Kastrioti, por një pjesë të pagës duhet t’ia japin verilindorët. Të paktën kështu pretendohet. “Po paguhem vetëm nga Kastrioti. Nëse Kukësi mendon se jam paraqitur mirë, mund të më marrë në janar”, thotë qartazi Roxher.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online