Plaku i revoltuar: Na kanë braktisur, Federata e para

Sebino Plaku dhe lojtarët e Kamzës janë ende me sy e vesh te Federata Shqiptare e Futbollit. Ish-kapiteni i ekipit të Kamzës ishte i fituar në emisioni “Sport News Plus” në “News 24”. Sulmuesi foli mbi gjendjen e rëndë të lojtarëve dhe kërkoj një përgjigje nga ana e institucionit qeverisës së futbollit shqiptar.

“Kampionati është bërë i fortë. Ekipet janë duke vuajtur dhe ekipi është ngushtuar. Normalisht askush nuk e ka mendjen te ne, për më tepër kur nuk e ka mendjen federata, jo më ekipet që kanë hallet e veta. Gjithsesi, ne shpresojmë që të marrim një përgjigje”.

“Po flas në emër të grupit. Ne kemi bërë një kërkesë unanime, pasi jemi ne lojtarët që nuk kemi mundësi të ushtrojmë profesionin tonë. Duke bërë këtë kërkesë prisnim që të merrnim një përgjigje. Çdo ditë që kalon bëhet akoma më e vështirë. Përveç dëmit financiar është dhe ai profesional. Po bëhet periudhë e gjatë që nuk aktivizohemi. Këto të gjitha janë kosto që po na bien ne. Rasti jonë është ekstrem, mosaktivizimi i lojtarëve është fatkeqësi shumë e madhe. Ne ishim jashtë asaj ngjarjeje dhe jemi ne që po e vuajmë më shumë nga të gjithë”.

“Falënderoj mediat që kanë qenë i vetmi zë që kanë folur haptas për çështjen tonë. Pjesa tjetër është diskutuar në një mënyrë përciptas. Ne nuk kemi institucion që të në mbrojë. Po të ishim diku tjetër do të kishim një shoqatë futbollistësh, do kishte një sindikatë që do të përgjigjej për ne, këtu nuk i kemi. Dalja ime këtu nuk është për të kërkuar lëmoshë ose për çuar një mesazh. Jam munduar që të marr thjesht një përgjigje. Po të ishte mundësia do të dëshiroja që të na jepej mundësia të luajmë në tetë ndeshjet e mbetura. Ndoshta nuk do prishnim ekuilibrat e kampionatit. Mendoj se do ishte një zbutja e situatës dhe një dashamirësi e Federatës për të treguar që në këtë situatë ka dhe një dritë të vogël për futbollistët”, përfundoi Plaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *