Përfitimet financiare dhe zhvillimi i infrastrukturës, Duka flet pas fitores

President i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka është zgjedhur si anëtar i Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s. Pasi u rikthye nga Kongresi i UEFA-s, Duka është intervistuar nga mediat e pranishme në aeroportin “Nënë Tereza”. Në fjalën e tij, presidenti i FSHF-së tha:

Zgjedhja si anëtar i Komitetit Ekzekutiv – “Besoj se është mirë për futbollin shqiptar, për FSHF-n, që është e përfaqësuar në këtë organ ekzekutiv. Në fakt nuk është një rastësi, kemi tentuar edhe para dy vitesh. Ka kohë që përfaqësohemi në të gjitha komitetet e UEFA-s. Garat gjithmonë janë të vështira, duke qenë se vjen nga një vend modest, nga një federatë modeste, të bindësh 36 anëtar, nuk është e lehtë.

Përfitimet financiare në Shqipëri – “Nuk është se funksionon kështu. Kush shkon në qeveri nuk merr më shumë nga pjesa e tokës për vendin e vetë. Të gjithë bashkë punojmë për mbarëvajtjen e futbollit”-tha Duka.

Ndryshimet në infrastrukturë – “Ne meritojmë, që me përmirësimin e infrastrukturës, të organizojmë aktivitete ndërkombëtare. Pse jo edhe një finale të Superkupës së Europës apo Ligës së Kombeve”,- u shpreh Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *