Stadiume për të tërë, tani i premtohet edhe… Skënderbeut

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Korçë, ku mes të tjerash, ka premtuar dhe fillimin e rikonstruksioneve për stadiumin e Korçës. Rama tha se pas Kukësit, do të nisin punimet edhe për një stadium me standarte evropiane në Korçë. Fjalët e kreut të qeverisë u transmetuan drejtpërdrejt në “ERTV”, i cili tha:

“Do fillojmë ndërtimin e stadiumit të Kukësit. Pas Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit, do kemi edhe Kukësin me stadium. Ka shumë shanse që pas Kukësit, të bëhet stadiumi edhe në Korçë. Kemi një plan për rindërtimin e stadiumit.

Korça e meriton dhe nuk duhet që në gjithë këtë modernizim, ne të lëmë ende për një kohë të gjatë stadiumin në atë gjendje që është. Për mua, është stadium qesharak. Do investojmë seriozisht për të bërë një stadium model të standardeve evropiane”,- premtoi Rama.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.