Nuk ka mrekulli të dytë, Bjellorusia na eliminon

0

Në Tiranë ia dolëm, duke përfituar edhe nga atmosfera entuziaste, apo mungesat e Bjellorusisë.

Sot në Bjellorusi nuk ka pasur surpriza, sepse Kombëtarja Shqiptare e Volejbollit të Femrave është mundur 3-0 dhe konfirmohet zyrtarisht jashtë Ligës së Europës.

Skuadra e trajnerit Atin Mërtiri humbet vendin e dytë të Grupit B, duke zbritur në pozicionin e tretë me 6 pikë, ndërsa Bjellorusia shkon në 9 pikë.

Edhe nëse fitojmë nesër dhe humbjet Bjellorusia, sërish mbetemi të tretët, sepse jemi të disavantazhuar në përballjet direkte me kundërshtarët.

Seti i parë nisi në mënyrën më të mirë për vajzat kuqezi, që rivalizuan deri në pikën e 22-të, por më pas u dorëzuan.

Në setin e dytë nuk pati më histori, pasi bjelloruset dominuan 25-12, ndërsa në të tretin, ndeshja shkoi deri në barazimin 23-23, por skuadra shqiptare nuk arriti të qëndronte në lojë, duke u dorëzuar në dy pikët e fundit.

Një disfatë e pritshme, sepse ka diferenca të mëdha, por këto kualifikuese treguan se kombëtarja kuqezi ka hapësira të mëdha rritjeje, nëse punohet seriozisht, që tek ekipet e moshave.

Mos të harrojmë se ekipi dominues në grupin tonë, Finlanda, përbëhet nga vajza 19-22 vjeç.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here