Shkëmbi: Gjithçka gati për aventurën e re

 

Sezoni i ardhshëm do të sjellë një ndryshim të madh për ish-kapitenin e Skënderbeut, Blendi Shkëmbi. 37-vjeçari e ka mbyllur prej një viti futbollin e luajtur dhe tashmë është gati që të nisë profesionin e trajnerit. Edhe pse ofertat nuk i kanë munguar Shkëmbi nisjen e aventurës së re do ta bëjë në kampionatin e Kosovës, ku do të marrë drejtimin e Lirisë së Prizrenit. Në një prononcim për “Super sport”, Shkëmbi pse vendosi të pranojë ofertën e klubit kosovar. Ish-kapiteni i korçarëve bën me dije se tashmë e ka formuar stafin e tij, madje ka bërë dhe hapat e parë për ndërtimin e skuadrës, duke njoftuar se do të ketë dhe elementë që janë aktivizuar në kampionatin shqiptar.

“Ishte diçka  e papritur ndoshta dhe për mua, por duke parë ofertën konkrete,, duke njohur nga afër drejtuesit e Lirisë së Prizrenit, m’u duk një ofertë shumë e mirë për ta nisur karrierën time si trajner. Kampionati kosovar është në rritje, i kam ndjekur disa ndeshje.  Vërtetë mund të mos jetë në të njëjtin nivel me atë të Superligës Shqiptare, por shoh që atje ka dëshirë për t’u rritur ndaj edhe pranova ofertën.

Liria është një klub i mirëorganizuar dhe po ndërtojnë një stadium model. Kur ka objektiva, është gjë e mirë, sepse është dëshira për të rritur cilësinë dhe për të arritur një vend të mirë në kampionat . Kjo është dëshira ime ashtu si dhe dëshira e klubit. Do bëjmë disa afrime dhe më pas do përcaktojmë objektivat e këtij sezoni, por nuk do të diskutohet që objektivi primar është që ekipi i Lirisë të jetë ndryshe nga sezoni që sapo kemi kaluar.

Stafin e kam menduar, por po pres disa përgjigje. Do afroj lojtarë edhe nga Superliga, por jo vetëm. Si fillim do të flasim me drejtuesit dhe sponsorit, për të parë më pas se çfarë do të ndodhë. Kryesorja dhe më e rëndësishmja është që kryesia më ka dhënë miratimin për të marrë disa lojtarë me eksperiencë”, përfundon Shkëmbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online