Saki: Donaruma, mosmirënjohje që më ka befasuar

Arrigo Saki flet për çështjen Donaruma dhe natyrisht fjalët e tij kanë peshë të madhe, sepse flet një dekan i futbollit kuqezi dhe atij botëror.

Në editorialin e tij në Gazzetta dello Sport, trajneri legjendar ka qortuar ashpër Donarumën për kërkesën për largim nga Milani, duke i kujtuar se veprim të tillë e kanë bërë të tjerë, si Kakà e Shevçenko, por janë penduar rëndë.

“E çmoja Donnarumën si djalë e si lojtar, por kam mbetur i shtangur nga mungesa e mirënjohjes kundrejt Milanit. Ky vendim më krijon dyshime jo vetëm për integritetin e tij njerëzor, por edhe për të ardhmen e karrierës së tij.

“I kujtoj që ata që kanë zgjedhur paratë, si Kakà e Sheva, të cilët u larguan te Rrali e Çelsi, më pas u penduan rëndë“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online