Një “bomber” shqiptar drejt Francës, agjenti zbulon bisedimet

0

Një ndër zbulimet e këtij viti në Superligën Turke ka qenë padyshim sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi. Futbollisti shtatlartë ka shënuar 14 gola në 31 ndeshje dhe ka regjistruar 7 asiste me ekipin e Rizesporit.

Ecuria e mirë e 25-vjeçar ka tërhequr interesin e shumë klubeve turke, ndër to dhe gjigantët e Fenerbahçes, pos së fundmi është zbuluar oferta e parë nga një kampionat elitar evropian.

Agjenti i lojtarit, Haluk Canatar, ka konfirmuar për mediet turke se klubit të Rizesporit i ka ardhur një ofertë nga skuadra e Tuluzës. Në intervistë përfaqësuesi i lojtarit theksoi se për momentin ai nuk ka informacion mbi detajet e ofertës, pasi bisedimet po kryhen fillimisht midis klubeve.

Ndër të tjera, Canatar, foli hapur për interesin e treguar nga Fenerbahçe për lojtarin e tij. Klubi nga Stambolli është interesuar mbi detajet e kontratës aktuale të Muriqit, por palët janë ende në pritje të një oferte zyrtare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.