Nga Totenhem te Çelsi, Broja tregon si iu bashkua klubit të zemrës

0

Armando Broja ishte një ndër protagonistët e grumbullimit të kombëtares U19 dhe U21. Sulmuesi 17-vjeçar gjeti rrugën e rrjetës në katër miqësoret e zhvilluara gjatë muajit qershor me grupmoshat e kombëtares sonë. Në një intervistë për “Supersport” talenti i akademisë së Çelsit ë , ku ka shpjeguar se fati e çoi atë tek akademia e Çelsit, ekip me të cilin është dhe tifoz.

“Në moshën 5-vjeçare prindërit më çuan në stërvitje. Luajta për katër vite me atë ekip derisa në një turne më pikasi një skaut i Totenhemit. Ai foli me prindërit dhe u paraqita mirë në ndeshjen e provës. Aty qëndrova dy vite”.

“Në një ndeshje kundër Çelsit u futa si rezervë në pjesën e dytë. Kur u futa unë rezultati ishte 2 – 0, shënova një gol dhe asistova tjetrin. Aty më panë për herë të parë. Më pas në një ndeshje tjetër mes ekipeve rezervë të grupmoshave shënova 9 gola, pas kësaj ndeshje ata më kontaktuan dhe thanë hajde te ne. Ishte diçka shumë e bukur pasi kam qenë që i vogël tifoz i kësaj skuadre”.

“Jam stërvitur disa herë me ekipin e parë dhe me skuadrën U21. Shpresoj që në të ardhmen nëse bëj mirë pse jo të mos kaloj një grupmoshë më lart te skuadra U21”, përfundon Broja.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.