Përforcohet Milani, mesfushori firmos për 4 sezone

Skuadra e Milanit ka nisur me kohë të mendojë për merkaton, por lojtarët e afruar te kuqezinjtë kanë munguar. Problemi më i madh mbetet mesfusha, pasi Bakajoko është rikthyer te Çelsi dhe po studiohet për një lojtar që do t’i mbulojë këto hapësira. E për të përforcuar mesfushën, “Djalli” nuk është larguar nga Serie A.

Milani ka siguruar shërbimet e mesfushorit boshnjak, Rade Kruniç. 25-vjeçari luajti për disa sezone me skuadrën e Empolit, duke u aktivizuar 116 herë dhe duke shënuar 13 gola. Sezonin e fundit, Kuniç shënoi 5 gola dhe asistoi 6 herë. Kuqezinjtë i paguan Empolit 8 milionë euro, plus disa bonuse, ndërsa vetë mesfushori boshnjak nënshkroi një kontratë 4-vjeçare. Empoli siguroi shërbimet e Kuniç në verën e vitit 2015, nga skuadra serbe, Borac Kacak.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online