Nejmar komenton transferimin e Ronaldos te Juventusi

0

Ylli i PSG-së Nejmar Xhunior ka komentuar mbi transferimin e Kristiano Rolandos te skuadra e Juventusit.  Futbollisti 26-vjeçar ka mbajtur të njëjtën linjë me atë çfarë kanë thënë shumica e opinionit publik për këtë lëvizje, pasi dhe ai mendon se transferimi i tij do të ketë një efekt rrënjësor në futbollin italian.

“Mendoj se transferimi i Ronaldos do të ndikojë shumë rë rritjen e futbollit italian.  Serie A mund të rikthehet në kampionatin më elitar të planetit siç ka qenë kur unë e shikoja nga televizori në fëmijërinë time.  E tillë është fuqia e Ronaldos. Ai është një legjendë në futboll, një gjeni.”

Nejmar, po ashtu si “CR7” vendosi të linte Barcelonën pas shumë sukseseve në Spanjë dhe prandaj ai e di mjaft mirë se vendimi për t’u larguar nga Spanja nuk ka qenë aspak i lehtë për të: “Jam i gëzuar për vendimin e tij. Ka qenë shumë i vështirë për t’u marrë, dhe shpresoj që të ketë sa më shumë, por sigurisht jo ndaj Parisit”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.