Ndahet me shokët, sulmuesi kuqezi niset drejt Francës

0

Vjen shitja e parë për Milanin këtë verë. Siç është raportuar edhe më parë, Andre Silva do i bashkohet Monakos. Sipas “Calciomercato”, sulmuesi është nisur drejt pricipatës franceze për të mbyllur të gjitha proçedurat e më pas për t’iu bashkuar ekipit të ri.
Milani ndodhet në Boston për të marrë pjesë në turneun miqësor “International Champions Cup”. Prej atje, sulmuesi është përshëndetur me shokët e ekipit aktual. Me zbarkimin në Monako do i nënshtrohet vizitave mjekësore e më pas do vërë të firmën mbi kontratë.

Portugezi do të kalojë në Francë për shifrën e 30 milionë eurove. 23-vjeçari qëndroi vetëm një vit në Milano, për t’u huazuar më pas te Sevija, nga ku u kthye këtë verë. Milani me këtë shitje i hap rrugën ardhjeve të fytyrave të reja me qëllimin e vetëm që është arritja në tre vendet e para.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.