“Nuk do ha më McDonald”, Pulisiç ka inspiruar gjithë Amerikën

0

Kristian Pulisiç është një nga talentët më premtues në Europë dhe jo më kot skuadra e Çelsit pagoi shifra të çmendura për ta transferuar nga skuadra e Dortmundit. Talenti shihet si shpresa e madhe nga populli amerikan, që një ditë duan ta shohin kombëtaren e Amerikës të suksesshëm, ashtu siç është kombëtarja e femrave.

Duke parë hapat gjigantë të Pulisiç, shumë fëmijë të vegjël kanë vendosur t’i përkushtohen futbollit, me shpresën se një ditë do të sigurojnë një transferim në kampionatet elitare të Europës. Një talent amerikan që është transferuar në Europë këtë merkato është Riçard Ledezma, që iu bashkua ekipit të PSV Eindhoven në Holandë.

Talenti 18-vjeçar ka treguar një histori shumë të bukur për mediat holandeze dhe në fjalën e tij, u shpreh: “Kur erdha në fillim te PSV, të gjithë më thërrisnin “I shëndoshi”. Që nga ajo ditë, vendosa të mos ushqehem me gatimet e McDonald. Dua të ndjek hapat e Pulisiç, ai është një inspirim i madh për të gjithë futbollistët amerikanë”, tha Ledezma.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.