Mustafi “out”, Arsenali gjen zëvendësuesin për 36 milionë euro!

Mbrojtja është një ndër dobësitë më të mëdha të Arsenalit, sidomos këtë sezon, ku Shkodran Mustafi ka qenë një ndër lojtarët më të kritikuar nga tifozët dhe analistët e futbollit.

Për këtë arsye, “Topçinjtë” duket se kanë nisur të mendojnë për përforcime në repartin difensiv dhe kontaktet e para kanë nisur. Bëhet fjalë për Kostas Manolas, për të cilin Arsenali është interesuar dhe sezonin e kaluar.
Klauzola e mbrojtësit grek është 36 milionë euro, shifër që drejtuesit londinezë janë gati ta paguajnë. Bisedimet mes “Topçinjve” dhe agjentit Mino Raiola kanë nisur, me Manolas që pritet të veshë fanellën Arsenalit sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *