Murinjo: Unë trajner në Francë? Pse jo! Tani shoh rrallë ndeshje të Junajtid

Zhoze Murinjo ishte i ftuari i presidentit të klubit të Lilës, Zherard Lopez, në takimin që skuadra nga veriu i Francës pati me Montpelienë. Media që transmeton kampionatin francez, “Bein Sports”, u kujdes që të merrte disa fjalë nga vizita e portugezit në Francë.

E imagjinoni një eksperiencë si trajner në Francë ? –  “Po mund ta imagjinoj. Kam punuar në katër vende të ndryshme, dhe më pëlqen kjo gjë. Dua të njoh kultura të reja dhe të mësoj në çdo moment. Të punoja një kampionat tjetër do të ishte një eksperiencë fantastike”.

E patë ndeshjen midis PSG-së dhe Mançester Junajtid ? – “Jo. Nuk e pashë atë ndeshje. Tani i shikoj rrallë ndeshjet e Mançester Junajtid. Preferoj të shikoj ndeshje të tjera, pasi të gjithë kampionatin anglez e njoh shumë mirë, madje njoh çdo lojtar”, përfundoi Murinjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *