Murinjo ndërron mendim: Pogba fantastik, s’kam çfarë t’i kërkoj më shumë

Prej disa ditësh mediet angleze kanë shkruar orë pas ore për një situatë shumë të tensionuar që ekziston midis yllit të Mançester Junajtid Pol Pogba dhe trajnerit Zhoze Murinjo. Kjo zhurmë e madhe e krijuar nga mediet, nuk i ka pëlqyer aspak teknikut portugez, i cili ka vendosur të shuajë heshtjen dhe të flasë hapur për situatën.

“E vërteta është se kam dy vite që punoj me Pogban, dhe kurrë nuk kam qenë më i lumtur me të se ç’jam  në këtë moment që po flasim. Nuk kam se çfarë t’i kërkoj më shumë. Ai po luan shumë mirë, kjo gjë më gëzon mua dhe fansat. E përsëris, nuk kam qenë kurrë më i lumtur me të”.

Në të shkuarën midis Murinjos dhe lojtarit ka pasur shpeshherë debate, madje trajneri jo pak herë e ka kritikuar në publik Pogban për rendimentin e ulët që 25-vjeçari ka treguar në periudha të caktuara. Ky moment paqeje midis palëve është i mirëpritur nga të gjithë tifozët e “Djajve të Kuq”, të cilët mezi po presin që skuadra e tyre të rikthehet në lavdinë e dikurshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *