Zyrtare: Erjon Vucaj te kampionët, vjen firma

0

Erjon Vucaj tanimë është bërë me skuadër të re. Mesfushori shkodran në verë luajtur me Luftëtarin në kupat e Europës, por më pas edhe pse e zgjidhi kontratën me Vllazninë, nuk firmosi me gjirokastritët për sezonin e ri futbollistik.

Gjatë kësaj vere nuk i kanë munguar ofertat dhe një të tillë së fundmi ai e ka marrë nga Drita e Gjilanit, kampione e Kosovës vitin e fundit. Pas bisedimeve intensive është gjetur marrëveshja dhe Vucaj ka udhëtuar Gjilanit për t’u bashkuar me skuadrën e re.

Vucaj është zyrtarizuar pjesë e Dritës

Vucaj në Shqipëri është aktivizuar më së shumti me skuadrën e Laçit, ku është aktivizuar për pesë sezone e gjysmë. Gjithashtu ai ka veshur edhe fanellën e Flamurtarit dhe Tiranës. Tanimë do të provojë një eksperiencë të re në Kosovë me Dritën, ku gjen Edvan Bakajn dhe Arbër Shalën, me të cilët ka qenë shok skuadër me kurbinasit në Shqipëri.

VLADIMIR PRENGA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.