Mund të përballet në finale, Liverpuli nis sulmin për “xholin” e Ajaksit

0

Liverpuli po lufton fort në të dy frontet: titull kampion dhe Champions Ligë. Premier Liga ka hyrë në sprintin final dhe “The Reds” presin një hap fals të Sitit për ta parakaluar në renditje, pasi diferenca është vetëm një pikë.

Djemtë e Klopit janë një hap larg arritjes për të dytën herë rresht në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Përballë është Barcelona, në dy ndeshje që priten të jenë spektakolare dhe të zjarrta.

Ekipi dhe stafi teknik vazhdojnë punën në fushë, ndërsa drejtuesit po mendojnë për merkaton. Ata pëlqejnë shumë Hakim Zijesh, sipas raportimeve të mediave angleze. 26-vjeçari luan në rolin e mesfushorit, mesfushorit ofensiv dhe anësorit të djathtë.

Marokeni është një ndër lojtarët më të dalluar të Ajaksit këtë sezon. Zijesh ka shënuar 15 gola sivjet, ndërsa çmimi i kartonit të tij sillet te shuma e 30 milionë eurove. Liverpuli duhet të mposhtë konkurrencën e Arsenalit dhe dy klubeve të Mançesterit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.