Morata desh u kthye në “mollë sherri”, zyrtarizohet e ardhmja

Çelsi dhe Atletiko kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për transferimin e Alvaro Moratës në “Wanda Metropolitano”. Në kontratë përfshihet qëndrimi edhe një vit tjetër në formën e huazimit e më pas në verën e ardhshme do të pasojë blerja e sulmuesit nga klubi madrilen.

Lajmi është bërë i ditur nga Atletiko në “Twitter”. Morata shkoi në Madrid pas një aventure negative te Çelsi, ku nuk arriti të përshtatet dhe të lërë gjurmë. Ai debutoi më datë 3 shkurt te Atletiko.

Gjatë periudhës gjashtë mujore te Atletiko sulmuesi ka shënuar 6 gola në 17 ndeshje gjithsej. Nën drejtimin e Simeones 26-vjeçari ka gjetur veten dhe spanjollët po kërkonin me ngulm ta blinin, kurse londinezët tentuan ta rikthejnë. Tashmë vendoset përfundimisht për të ardhmen e sulmuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *