Miqësorja e Shpresave, katër klube “gjuajnë” për talente

0

Shqipëria U21 zhvilloi një ditë më parë një miqësore me Uellsin, që e fitoi me rezultatin 2-1. Në stadium, veç tifozëve pati edhe disa drejtues klubesh që po shikonin me kujdes lojtarë. Kishte edhe nga ata që kishin zbarkuar për të parë lojtarët e skuadrës së tyre, sikurse presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, apo drejtori i Kastriotit, Gazmend Vogli.

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima

Në tribunën e stadiumit “Selman Stërmasi” binte në sy prania e presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj. I shoqëruar nga menaxheri Florin Biba ai ndoqi miqësoren e Shpresave. Më pas në tribunë mbërriti edhe Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i Partizanit dhe njeriu i cili merret me merkaton në klubin e kuq.

45 minuta në tribunën e gazetarëve, më pas një takim me Ardian Memën. Një bisedë miqësore mes tyre dhe më pas trajneri i Tiranës u pozicionua në krah të presidenti Refik Halili në tribunë. Më siguri edhe ka mbajtur shënime për ndonjë lojtar, ashtu sikurse përfaqësues të klubit të Laçit. Administratori Kleo Laska dhe zëvendëstrajneri Klevis Hima ishin në tribunë dhe panë nga afër ndeshjen.

Refik Halili, Ardian Mema dhe Gazmend Vogli | Foto: SportEkspres.com
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.