“Maradona, Kallashnikov dhe Mbreti Artur”, tre pseudonimet e çuditshme

0

Moldavia nuk shquhet si një shtet që ka nivel në futboll. Gjithsesi, tifozët e kombëtares moldave kanë bërë një gjetje mjaft interesante, teksa disa nga futbollistët e tyre i thërrasin me pseudonime disi të çuditshme. “Mbreti Artur”, Maradona, apo Kallashnikov, janë disa nga mbiemrat që përdoren për disa nga lojtarët.

Artur Ionita, një nga lojtarët më të njohur në Moldavi, i cili aktivizohet te Kaljari në Serinë A, thërritej dikur “Mbreti Artur”, në kohën kur aktivizohej me Araun në kampionatin zviceran. Që nga ajo kohë, edhe tani Ionita thërritet me atë pseudonim dhe lojtari shprehet i nderuar për emrin që i kanë vendosur. “Jam i nderuar që më kanë vendosur një emër të tillë. Është bërë pjesë e imazhit tim ky emër, që në kohën kur luaja në Zvicër.”

Andrei Kojoçari, i cili luan për Milsamin, që në kohën e fëmijërisë kishte nofkën “Maradona”, pasi dallonte shumë nga shokët e tij. Me kalimin e kohës kjo nofkë iu shkurtua në “Mara”. Për herë të parë këtë emër ia ka vendosur trajneri i tij i parë, Sergio Kretu dhe fëmijët e ekipit të tij e pranuan këtë gjë. Tani “Mara”, aktivizohet dhe me kombëtaren moldave dhe tifozët e thërrasin “Maradona”.

Golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit kombëtar moldav, Sergiu Kleshçenko luajti për pesë vjet në Izrael, duke u vlerësuar si një sulmues me mjaft potencial. Golat e shënuar dhe paraqitjet e bëra në Izrael e kthyen emrin e tij nga Kleshçenko, në “Kallashnikov”, siç edhe njihet nga të gjithë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.