Ronaldo i pakursyer, 30 mijë euro verë për dy shishe verë

Kristiano Ronaldo i ka lënë pas krahëve akuzat për përdhunim dhe tashmë ka gjetur qetësi, të paktën sa i përket anës mediatike. Portugezi po bën mirë me Juventusin, që tani konsiderohet si një prej skuadrave më të forta në botë. 33-vjeçari kur ka mundësi i përkushtohet familjes së tij, madje nuk nguron që të bëjë dhe harxhime të çmendura, për të plotësuar ndonjë dëshirë.

Siç bëhet me dije nga mediat italiane, sulmuesi nuk ka nguruar që të drekojë së bashku me të fejuarën e tij në Londër, gjatë kësaj periudhe. Jo vetëm kaq, por në një prej restoranteve më luksoze në Angli, sulmuesi ka shpenzuar një shumë marramendëse, vetëm për dy shishe verë.

Që në momentin që është ulur, Ronaldo ka pyetur të fejuarën e tij për verën që do të porosisnin. Xheorgjina kishte preferuar një verë të vitit 1922, që kushtonte diku te 11 mijë euro. Gjithsesi, lokali i kishte sugjeruar një verë akoma më të shtrenjtë, e cila shkonte në vlerën e 20 mijë eurove. Ronaldo si një donzhuan që është nuk kishte se si të mos i merrte të dyja shishet. Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen, pasi vetëm për 2 shishe verë ai harxhoi mbi 30 mijë euro. Sa shkoi dreka? Më mirë mos ta dijë askush!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online