Maradona i pret vrullin Realit: Solari nuk qëndron gjatë!

Reali i Madridit zyrtarizoi ditën e djeshme Santiago Solarin si trajner të saj deri në vitin 2021, pasi fillimisht u mendua se do të ishte një trajner i përkohshëm. Tekniku argjentinas e ka nisur mirë aventurën e tij me madrilenët, teksa pas katër ndeshjesh ka katër fitore.

Për sa i përket kontratës së re të Solarit, ka folur bashkëkombësi i tij, Diego Armando Maradona. “El pipe de oro” ka thënë për mediat në Spanjë, se zgjedhja përfundimtare e Solarit si trajner ishte një zgjedhje e detyruar, pasi nuk kishte alternativa. Gjithashtu legjenda argjentinase shtoi se, Santiago nuk e ka të gjatë në stolin e Realit.

“Mendoj se është një zgjedhje si ajo e Skalonit tek Argjentina. Nuk kishte alternativa të tjera. Gjithsesi, nuk mendoj se do ta kenë të gjatë bashkëpunimin e tyre. Solari nuk do të qëndrojë shumë te Reali. Ky është mendimi im”, përfundoi Maradona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *