Lëvizje te Junajtid, blerja e re është një i panjohur

0

Mançester Junajtid ka shumë punë para këtë merkato. Drejtuesve të klubit më të madh në ishull i duhet të ristrukturojnë gati gjithë organikën. Megjithëse mbrojtja është thembra e Akilit, Solskjaer i nis blerjet nga mesfusha. Daniel Xhejms është afrimi i parë i “Djajve të Kuq”.

Ai është lojtar i Suonsit në Championship. Është nga Uellsi dhe mban 21 vite mbi supe. Xhejms ka zhvilluar 33 ndeshje këtë vit në kampionatin e dytë për nga rëndësia në Angli. Gjatë këtij sezoni ai ka shënuar katër gola dhe regjistron shtatë asiste.

Siç raportojnë mediet angleze, 21-vjeçari ka kryer testet mjekësore në klinikën mjekësore të klubit. Në ditët në vijim pritet të kemi një njoftim zyrtar për blerjen e parë të Junajtid. Më pas do të proçedohet me prezantimin e tij në mitikun “Old Trafford”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.