Lëvizje surprizë te Skënderbeu e Tirana, Luftëtar e Kukës sulmues

0

Gati të nisin dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që janë mësuar edhe formacionet e të katër ekipeve. Tirana nuk do të ketë nga fillimi as Edon Hasanin, pasi mesfushori ka pasur një problem në seancën e fundit stërvitore.

Daja luan në mesfushë dhe Doka në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ngo do ndihmohet nga Greca e Halili nga krahët, ndërkohë që në mbrojtje Imami ka marrë vendin e Goxhës. Ndryshime edhe te Luftëtari, me Filin që e nis nga fillimi këtë herë. Risia tjetër është Hanti.

Në Korçë Skënderbeu do të luajë me Gjergji Muzakën në krahun e djathtë të mbrojtjes. Shehi ka vendosur të luajë sërish me dy sulmues, Krasniqin e Oto Xhon. Gripshi e nis nga fillimi në krah. Te Kukësi Valdet Rama ka marrë një vend në formacion dhe është Çyrbja ai që e nis nga stoli, pasi Uilliam ëshët zhvendosur në të djathtë të mesfushës.

KUPA E SHQIPËRISË – GJYSMËFINALET
E mërkurë, 8 maj 2019, ora 17:00

TIRANA-LUFTËTARI (0-0)
TIRANA:
Abibi, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Mauexhe, Kobina, Hasani, Greca, Halili, Ngo. Trajner: Ardian Mema
LUFTËTARI: Ruçi, Demo, Kukaj, Koconis, Xhekson, Aleksi, Rapo, Hyseni, Hanti, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj
SKËNDERBEU-KUKËSI (1-2)
SKËNDERBEU: Dajsinani, Muzaka, Radas, Pëllumbi, Abazi, Dita, Sibo, Bregu, Oto Xhon, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi
KUKËSI: Frashëri, Ethemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Uilliam, Musolli, Rroca, Rama, Rexhinaldo, Shkurtaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.