Kritika për Salah: Egoist, nuk pason te Mane nga inati!

Mohamed Salah bëri një sezon të parë të shkëlqyer me fanellën e Liverpulit, por në këtë sezon, numrat e tij janë larg pritshmërive. Edhe pse ka pasur raste të pafundme për të shënuar, numri 11 i Liverpulit ka gabuar shpeshherë, madje edhe kur ka pasur mundësinë të pasojë te shokët e skuadrës, që kanë qenë me portën e boshatisur.

Kjo gjë ka nodhur më së shumti me Sadio Mane, i cili ka pasur shumë raste për të shënuar, por Salah nuk e ka pasuar topin. Kjo gjë është vënë re dhe nga Jurgen Klop, megjithatë trajneri vendosi ta mbrojë lojtarin e tij, duke thënë se në futboll janë gjëra që ndodhin.

Por ai që nuk e ka kaluar pa u vënë re këtë situatë ka qenë ish-lojtari i Liverpulit dhe analisti i “SkySport”, Xhejmi Karrager. Ky i fundit tha: “Salah është treguar egoist në shumë raste, pasi Mane ka qenë në një pozicion më të mirë për të shënuar dhe nuk e ka pasuar. Egoizëm, por për fat të mirë, Klop ka shumë lojtarë që arrijnë të shnëojnë dhe të nxjerrin rezultatin nga hiçi. Mane po kalon një sezon shumë të mirë dhe për mua, ai është lojtari kryesor i Liverpulit”, përfundoi Karrarger, i cili ka qenë mbrojtësi numër një për Salah, por tashmë ka ndryshuar mëndje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *