Kovaç nuk e bën dramë: Luajtëm mirë, shpresoj të vazhdojmë kështu

0

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç, foli para gazetarëve pas disfatës së ekipit të tij në transfertën ndaj kryesuesve të Dortmundit. Kroati tha se skuadra e tij nuk diti të menaxhonte avantazhin ndaj të zotëve të shtëpisë.

NDESHJA – “Ishte një ndeshje fantastike. Të dyja skuadrat luajtën hapur. Ia arritëm të merrnim përsëri avantazhin pas ata na barazuan, por ata na ndëshkuan me dy kundërsulme, kjo s’duhet të na ndodhi asnjëherë. Jam i kënaqur nga loja e skuadrës. Kjo ishte ndeshja më e mirë që prej takimit ndaj Shalkes. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe rezultatet do të vijnë”.

­BORUSIA – “Borusia ka lojtarë të shpejtë që lëvizin shumë nga krahët. Nëse nuk vrapon siç duhet ata janë të ndëshkojnë me topat vertikal. Duhet të ishim treguar më kompakt. Prandaj humbëm sot. Ndoshta mund të kishim marrë një barazim, që do të ishte një rezultat i drejtë. Pjesën e parë kërkuam të luanim nga krahët dhe bërë shumë mirë me Riberinë, ndërsa në të dytën nuk e bëmë këtë gjë dhe Dortmundi mori kontrollin e lojës”, përfundoi Kovaç.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.