Kovaç e ka me ndjekësit: Ne luajmë pastër, ju po na dërrmoni

0

Bajerni mundi në shtëpi me rezultatin 3-1 mysafirët e Bajer Leverkuzenit. Por, në “Allianz Arena” festa mungoi dhe kjo për shkak të dëmtimeve afat gjata të Tolisos (7 muaj)  dhe Rafinjës (1-2 muaj). Të lojtarët u dëmtuan pas ndërhyrjeve nga futbollistët e skuadrës kundërshtare.

Niko Kovaç nuk qëndroi i heshtur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku i bëri thirrje ekipeve të Bundesligës që të respektonin rregullat e “Fair Play”-it kur kanë kundër kampionët e Gjermanisë.

“Kushdo që më njeh mua e di mirë se unë e konsiderohej futbollin një sport ku lejohet kontakte dhe ekipet që unë kam pasur janë mjaft luftarake, por çdo gjë e ka një limit, pasi në lojë vihet shëndeti i lojtarëve. Gjyqtarët duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar nxehjen e lojës. Ka raste ku ndërhyrje në kockë nuk ndëshkohen as me të verdhë dhe më pas futbollistët nuk i kontrollojnë dot nervat. Po na dëmtohen lojtarët gjatë të gjithë lojës, Bajerni nuk është i vetmi ekip që po vuan në këtë aspekt. Lojtarët e mi luajnë pastër, shpresoj qe dhe ekipet e tjera të ndjekin shembullin tonë

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.