Kompletohet Partizani, edhe mesfushori Jaiteh i bashkohet “Demave”

0

Mesfushori nga Gambia, Tijan Jaiteh është prezantuar sot nga klubi i Partizanit. 30-vjeçari ka mbërritur sot në ambientet e klubit të kuq, ku është prezantuar dhe ka kryer seancën e tij të parë stërvitore. Jaiteh është afrimi i fundit i “Demave” në këtë merkato janari dhe tashmë, Gega do të ketë një kontingjent të plotë.

Prezantimi i klubit: Tijan Jaiteh është prezantuar sot në ambientet e klubit si lojtari më i ri Partizanit. Mesfushori nga Gambia ka mbërritur në kryeqytet dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Jaiteh regjistron eksperienca të suksesshme në Norvegji, Danimarkë, Slloveni, Finlandë, Izrael, Katar dhe ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë për një vit e gjysmë. Mesfushori i cili ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses së Gambias është një tjetër përforcim i afruar në merkaton e Janarit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.