Klop flet hapur: Unë te Juventusi? Broçkulla!

0

Pas shkarkimit të Alegrit, Juventusi është në kërkim të një trajneri të klasit botëror. Disa ditë më parë emri i Guardiolës ishte kryefjala e medieve italiane në lidhje me këtë post. Tani del emri i Jurgen Klop.

Gjithsesi, gjermani njihet për personalitetin e drejtpërdrejtë dhe përgjigjet epike që jep. Strategu i liverpul përgënjeshtron gjithçka dhe nuk i lë mediet të fantazojnë shumë. Ai shprehet se të gjitha ato që thuhen në media rreth kësaj janë broçkulla. I pëlqen mjaft Serie A, por nuk ka në plan ta lërë Liverpulin.

“Sigurisht Serie A është një kampionat që më pëlqen. Por të gjitha ato që thuhen rreth Juventusit janë broçkulla. Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që shkruhen. Nuk do e lë Liverpulin. E njoh kampionatin italian. E ndjek dhe më pëlqen, por do të qëndroj në Liverpul”, tha prerë 51-vjeçari.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.