Kaja rrëfen shakanë e “kripur” të agjentit: Mbeta i shtangur

0

Egli Kaja u grumbullua për herë të parë në kombëtaren shqiptare, këtë tetor për ndeshjet ndaj Jordanisë dhe Izraelit. Në një intervistë për medien skoceze “dailyrecord”, lojtari që aktivizohet me Livingston rrëfeu se si agjenti i tij ia kishte prezantuar lajmin e gëzueshëm me një shaka disi të kripur.

RRENGU I AGJENTIT –“ Isha duke gatuar, kur agjenti më mori. Ai më tha se Kristian Panuçi më kishte hedhur një sy dhe nuk i kisha pëlqyer: ‘Ai nuk do të marrë, nuk të vlerëson’, më tha agjenti. U shtanga dhe s’kisha as motiv të mbaroja ushqimin që po gatuaja. Por, pas një ndalese të shkurtër ai filloi të qeshte”.

“Pastaj më shpjegoi se do të grumbullohesha për dy ndeshje me kombëtaren dhe se i kisha pëlqyer me paraqitjet e mia te Livingstoni. Po e prisja ftesën e kombëtares. Kisha pasur një bisedë me trajnerin e Shpresave dhe ai më kishte thënë se më kishte rekomanduar tek ekipi i parë. Natyrisht që kisha dyshime, pasi ndoshta trajneri mund të kërkonte që të shikonte pak më shumë nga unë”.

“Ishte e pabesueshme të isha pjesë e kombëtares. Normalisht jam pak i mërzitur që nuk luajta, por ishte një eksperiencë e mahnitshme nga e cila mund të merren shumë gjëra pozitive. Në ekip ka lojtarë të mëdhenj që luajnë në kampionatet më të mira, si Elseid Hysaj dhe vëllai i Granit Xhakës, Taulanti. Të jem i sinqertë, ishte si një botë tjetër për mua”.

MINUTAT – “Jam ambientuar mirë në skuadër. Në fillim të sezonit po merrja shumë minuta, por tani më duhet të vazhdoj të punoj fort në stërvitje, që të rikthehem pjesë e formacionit”, përfundoi Kaja.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.