Juventusi gati të tolerojë, Çelsi merr vendimin për Pipitën

0

Gonzalo Higuain vendosi të transferohej tek ekipi i Çelsit në merkaton e janarit, duke i dhënë fund aventurës me Milanin pas vetëm gjysmë sezoni.

Argjentinasi zgjodhi të bashkohej me Mauricio Sarrin, me të cilin ka punuar dhe kaluar shkëlqyeshëm te Napoli. Kartoni i Pipitës zotërohet nga Juventusi dhe në marrëveshjen mes bardhezinjve dhe Çelsit parashikohet blerja e lojtarit për shumën e 36 milionë eurove.

Klubi londinez është gati ta bëjë një gjë të tillë dhe siç raporton “Espn Fc”, akordi mund të arrihet për një shumë më të vogël se 36 milionët.

Çelsi pagoi 9 milionë euro për huazimin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa do të paguajë dhe 18 milionë të tjera për huazimin e vitit të ardhshëm. Nëse duan të blejnë kartonin e plotë, atëherë sipas lajmeve që vijnë nga Spanja, marrëveshja mund të arrihet për një shifër më të ulët.

Juventusi është i detyruar ta bëjë diçka të tillë duke marrë parasysh moshën e lojtarit (në dhjetor mbush 32 vjeç) dhe faktin që ai do të kthehej në një barrë nëse kthehej në Torino. Por e ardhmja e Higuain me Çelsin varet shumë dhe me atë të Mauricio Sarrit, i cili rrezikon postin e tij në këto momente të vështira për të dhe djemtë e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.