Gjyla bën llogaritë: Fitorja me Besën na mban në pesëshen e parë

Faza e tretë e Kategorisë së Parë e ka kthyer në llogari çdo ndeshje që skuadrat do të luajnë në dy javët e fundit të fazës së dytë. Përgjysmimi i pikëve në këtë fazë ka sjellë më shumë përkushtim nga të gjitha skuadrat. Edhe Lushnja nuk bën përjashtim.

Është vetë trajneri Ilir Gjyla, i cili për SportEkspres.com deklaron se vështirësitë në çdo ndeshje janë prezente, ndërsa formula e fazës së tretë me përgjysmimin e pikëve ua shton edhe më shumë ngarkesën skuadrave.

“Të dielën do luajmë me Besën, skuadër që pretendon kreun e Grupit B. Ne e kemi vlerësuar si një ndeshje të fortë, por jo të vështirë për t’u fituar nga ana jonë. Vetëm fitorja na mban në grupin e pesë skuadrave të para në renditje, ndaj nga ana jonë ka vlerësim maksimal. Do të kemi përballë një skuadër të fortë, që kërkon kreun e Grupit B”, deklaroi trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla.

Ndërkohë, për teknikun e skuadrës lushnjare ka edhe një fakt tjetër që e bën më të domosdoshme fitoren e tyre. “Formula e fazës së tretë me përgjysmimin e pikëve e bën edhe më të domosdoshme fitoren tonë. Kjo është ndeshja e parafundit e fazës së dytë, ndërsa ne e mbyllim në Pogradec. Nga kjo sfidë me Besën mendojmë të sigurojmë renditjen në pesë skuadrat e para të Grupit B”, përfundoi tekniku i verdhejeshilëve.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online