Juventus ruan ritmin, Ronaldo vazhdon “agjërimin”

0

Nuk ka pasur shumë surpriza ndeshja midis Parmës dhe Juventusit. Kampionët e Italisë gjetën avantazhin që në minutën e dytë të takimit me anë të kroatit Mario Mandzukiç. Parma arriti të barazonte shifrat falë një gafe të Sheznit që u shfrytëzua mjaft mirë nga “ish”-i i Romës Zhervinjo. Por, pak pas fillimit të pjesës së dytë Matuidi ktheu situatën në normalitet.

Për pjesën e mbetur të takimit, Parma e kishte të pamundur t’u shkaktonte telashe kampionëve të Serie A dhe u përqendrua për të mbajtur shifrat e takimit në të njëjtën pozitë. Ndërkoha, Kristiano Ronaldo e ka shtyrë me të paktën dy javë të tjera golin e tij të parë me Juventusin. “CR7” do i duhet të presë deri në përfundim të ndeshjeve të kombëtarëve për t’u rikthyer në Serie A ndaj Sasuolos më datë 16 shtator.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.