Mala nuk e bën dramë: Për Shqipërinë i gatshëm në çdo moment

Esat Mala u intervistua në emisionin “Gol pas Goli” pas përfundimit të ndeshjes midis Partizanit dhe Kastriotit. Talenti i “Demave të Kuq” foli për pozicionin e ri që provoi gjatë takimit, ku luajti i alternuar midis mesfushës dhe krahëve të sulmit, si dhe për lënien jashtë listës së kombëtares së shpresave.

Mala, si e komentoni fitoren e sotme me Kastriotin?

Ishte një fitore mjaft e vështirë, por shumë e vlefshme për vazhdimësinë tonë. Jemi shumë të lumtur për këto tre pikë.

Si e vlerësoni paraqitjen tuaj?

Jam i lumtur për paraqitjen time dhe të ekipit, por duhet thënë që ka vend për përmirësim. Ndihem mirë për formën fizike dhe jap aq sa mundem.

Ju pamë në një pozicion të ri…

Është e vërtetë që kam provuar çdo pozicion dhe nuk janë diçka e re për mua, pasi jam aktivizuar dhe te moshat e Kombëtares në rolin që më pat sot. Unë mund të luaj në çdo pozicion që do më thotë trajneri me shumë dëshirë dhe pa problem.

Ju vjen keq që nuk u ftuat nga trajneri i Kombëtares së Shpresave?

Është normale që për Kombëtaren është gjithnjë kënaqësi të luash. Unë jam pjesë e Kombëtares vetëm pres thirrjen. Jam i gatshëm çdo herë që të ketë nevojë për mua.

Si janë pritshmëritë e Partizanit?

Jemi optimist. Ekipi po vjen në rritje. Shpresojmë që të bëjmë mirë në çdo ndeshje.  Jemi një ekip i re, kemi një filozofi të re. Jemi vetëm në tre ndeshjet e para. kemi një frymë të mirë në ekip dhe besoj se do të vazhdojmë kështu.

Ishit protagonist me një asist, por dhe mund të kishit shënuar…

Po mundohem që ta ndihmoj skuadrën në çdo mënyrë, duke pasur për gol apo dhe duke shënuar. E nisa për të pasur, por nuk doli siç doja. U mërzita pak që nuk doli siç e prisja, por të tjera raste na presin në të ardhmen dhe do mundohem që çdo aksion ta vlerësoj maksimalisht.

Mos ndiheni më mirë në qendër se në krah?

Nuk e kam problem që të luaj dhe në krah edhe pse edicionin e shkuar jam aktivizuar në qendër. Po e marr veten edhe këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online