Ronaldo nuk duhet? Benzema e Bejl vijojnë spektaklin

0

Reali i Madridit ka regjistruar fitoren e tretë rresht në kampionatin spanjoll, pasi ka mposhtur 4-1 Leganesin sot në mbrëmje në Bernabeu dhe vazhdon të tregojë se largimi i Ronaldos jo vetëm që nuk po ndihet, por ka ndihmuar sulmuesit madrilenë.

Karim Benzema shënoi 2 gola, ndërsa shënuan edhe Geret Bejl e Sergio Ramos, ndërsa për miqtë shënoi barazimin provizor Guido Karijo, duke mposhtur debutuesin Tibo Kurtua në pjesën e parë.

Fitorja e ngjit skuadrën e Lopetegit në krye, me 9 pikë, ndërsa Barcelona do të luajë nesër.

Bejl shënoi për të shtatën ndeshje rresht në kampionat, duke gjetur golin me një gjuajtje fluturimthi në minutën e 17-të, kur gaboi edhe portieri Kuejar në grushtim.

Leganes barazoi nga pika e bardhë në minutën e 24-t, pasi Kasemiro ndali me faull Erason. Gjithsesi, në pjesën e dytë Reali rinisi ofensivën dhe Benzema shënoi 3 minuta pas startit, edhe pse u desh pak kohë, pasi u përdor VAR për ta quajtur golin të rregullt, që u anulua fillimisht për faull të francezit.

Sërish Benzema siguroi fitoren, ndërsa në minutën e 66-të Sergio Ramos nga pika e bardhë nuk gaboi, për të vulosur fitoren.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.