Isko pothuajse i larguar, bastet e dërgojnë në Londër

0

Kualiteti dhe cilësitë e Iskos nuk vihen në dyshim, por lojtari është shumë pranë largimit nga Reali i Madridit. Mesfushori me tipare ofensive ka një raport të ngrirë me Santiago Solarin dhe ka nisur si titullar vetëm tre nga 16-të ndeshjet e fundit.

Mundësitë e largimit të 26-vjeçarit nga “Los Blancos” janë rritur shumë së fundmi dhe bastet sportive e kuotojnë me koeficientin 2.5 largimin e tij në janar.

Ekipi që ndodhet pranë sigurimit të shërbimeve të spanjollit është Çelsi me një koeficient 2.63, ndërsa pas “Bluve të Londrës” renditet Mançester Siti me koeficientin 17.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.