Interi e ka seriozisht, ofron 70 milionë euro për sulmuesin

Interi duket se e ka seriozisht këtë merkato dhe po tenton vetëm emra të bujshëm për të afruar në ekip. Zikaltrit janë përfolur shumë kohët e fundit për blerjen e Romelo Lukakut dhe lëvizja e parë ka ardhur.

Së fundmi raportohet se oferta e parë në drejtim të Mançester Junajtid është gati, me drejtuesit nga Milano që do të kërkojnë huazim 2-vjeçar për 10 milionë euro, me detyrim blerje për 60 milionë euro të tjera.

Pra, në total kostoja e operacionit do të jetë 70 milionë euro. Tashmë është në dorë të Junajtid nëse “Djajtë e Kuq” do ta pranojnë ofertën e Interit për huazim 2-vjeçar me detyrim blerje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *