Hazard goditja e madhe, Reali “respekton” Çelsin

0

Eden Hazard do të jetë goditja e parë e madhe e Realit të Madridit për sezonin e ri. Belgu i Çelsit do të realizojë ëndrrën e tij për të luajtur në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Zinedin Zidan do të ketë në ekip një nga të preferuarit e tij dhe një nga lojtarët më të mirë në botë.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se akordi është arritur. Reali nuk po nxiton të zyrtarizojë marrëveshjen me lojtarin fantazist. Çelsi është në garë për fitimin e Ligës së Europës dhe një vend në katërshen e parë.

Lajmi i largimit të Hazard mund të sillte pasoja negative në këtë pikë të sezonit, kështu që dy klubet kanë vendosur të shtyjnë momentin e zyrtarizimit të marrëveshjes. Diçka e tillë do të ndodhë me 12 maj, pasi të jetë mbyllur Premier Liga.

Një detaj i pazgjidhur ka të bëjë edhe me çmimin e kartonit. Anglezët duan 140 milionë euro për 28-vjeçarin, shumë të cilën Reali e cilëson të madhe, duke marrë parasysh edhe faktin që belgut i përfundon kontrata me “Blutë e Londrës” në fund të sezonit të ardhshëm.

Megjithatë, Reali është i detyruar të pranojë kushtet e Çelsit dhe t’i dhurojë trajnerit Zidan dhe tifozëve një emër të madh për të ardhmen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.