Mrekullia e Breshias, vlerësime të shumta për Emanuele Ndoj

0

Breshia ka bërë gati-gati një mrekulli me ngjitjen në Serie A për sezonin e ardhshëm, me ekipin lombard që vetëm një sezon më parë ishin në garë për mbijetesë, teksa tashmë festojnë ngjitjen në elitë.

Kjo e gjitha falë presidentit Selino si dhe trajnerit Korini, i cili e mori ekipin në kohë mjaft të vështirë. “Gazzeta dello Sport” ka bërë një listë notash për të gjithë protagonistët e Breshias këtë sezon dhe pjesë e më të vlerësuarve është edhe mesfushori i kombëtares sonë Emanuele Ndoj, për të cilin shkruhej si më poshtë:

Emanuele Ndoj, nota 8. Nga Roma, kaloi te Breshia dhe vendosi ta fitonte Serie A në fushë, një herë e mirë. Shqiptari ka kompletuar një mesfushë perfekte, në të majtë të Tonalit, ndërsa i shkëlqyer edhe si temperament. Këtë sezon ka shënuar 3 gola e ka dhënë 4 asiste, duke luajtur 2182 minuta, i nënti në renditjen e lojtarëve më të aktivizuar te Breshia.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.