Guardiola tërbon anglezët: E dua Mynihun dhe Bajernin!

Bajerni i Mynihut do të presë mbrëmjen e sotme Liverpulin në “Allianz Arena” për të zhvilluar aktin e dytë të supersfidës së 1/8-ave të Champions League. Në kuadër të këtij takimit, një parashikim apo preferencë e ka dhënë edhe ish-trajneri i bavarezëve, Pep Guardiola.

Spanjolli, i cili tashmë është në krye të Mançester Sitit, pas ndeshjes së mbrëmeshme, ku shkatërroi Shalken, foli për mediat. Ndër të tjera, Guardiola u pyet edhe për sfidën mes Bajernit dhe Liverpulit dhe trajneri dha preferencën e tij, si dhe e arsyetoi përgjigjen e dhënë.

“Më vjen keq për anglezët, por dua të kalojë Bajerni. Jam pjesë e atij klubi. E dua Mynihun dhe e dua Bajernin. Kam shumë miq atje.”

Ndoshta është një përgjigje që nuk do të pritet mirë nga opinioni anglez, por duhet të kujtojmë që Guardiola ka qenë pjesë e Bajernit për disa vite si trajner dhe vijon të ruajë marrëdhënie të mira me drejtuesit nga Mynihu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *