Gjendja e stadiumeve dhe licencimet, Eduard Gjini flet pa “doreza”

Eduard Gjini, shefi i Sektorit të Licencimeve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka folur së fundmi mbi gjendjen e stadiumeve në vendin tonë, ku pranohet se kushtet në shumicën e tyre nuk janë të mira. Mungesa e kamerave, rrethimet e brendshme e të jashtme dhe ambientet e brendshme lënë për të dëshiruar.

GJENDJA E STADIUMEVE – “Stadiumet e vendit tonë, përjashto ‘Elbasan Arenën’, ‘Loro Boriçin’ dhe stadiumin ‘Arena Kombëtare’ që po ndërtohet, lënë për të dëshiruar. Nga 10 stadiumet e Superiores kamera nuk ka vetëm në stadiumin e Kamzës.

Kampionati i Kategorisë së Parë është i ndarë në dy grupe me 10 skuadra. Ka stadiume që i plotësojnë kushtet, siç është ai i Shkodrës, por ka edhe stadiume që nuk i plotësojnë, kjo në kuptimin e kamerave të sigurisë apo të sigurisë së pranuar nga UEFA.

Cilësia e fushave lë për të dëshiruar në disa stadiume, ashtu sikurse rrethimet e brendshme dhe të jashtme. Infrastruktura  e ambienteve të brendshme të stadiumeve, sidomos në Kategorinë e Parë dhe të Dytë, lë për të dëshiruar”, shprehet Gjini për ABC News.

STADIUMI “REDI MALOKU – Në Fushë-Krujë gjendja e stadiumit nuk është aspak e mirë, teksa ka probleme me fushën dhe me garantimin e sigurisë. “Ne jemi në dijeni që situata e atij stadiumi është e rënduar, pasi edhe koha nuk ka mbajtur. Aty kanë luajtur dy skuadra, Iliria dhe Kastrioti. Me rritjen e intensitetit të ndeshjeve edhe fusha çedoi”, shton zyrtari i FSHF-së.

LICENCIMI PËR EUROPËN – Për të marrë pjesë në kupat e Europës duhen plotësuar disa kushte dhe kriteri financiar është një nga ato që klubet duhet të plotësojnë. Gjini nuk dëshiron të përmendë emra, edhe pse dihet që për shembull Tirana është një nga klubet që rrezikon licencimin për shkak të borxheve që ka në Tatime.

“Pa përmendur emra, në parim ka klube që rrezikojnë. Por kjo nuk do të thotë që ai klub që në po përmendim, në parim, nesër apo brenda 31 marsit të gjejë një buxhet, të shlyejë detyrimet që ka dhe e plotëson kriterin financiar. Deri më 31 mars nuk flasim dot, por as më pas. Klubi do e marrë vesh, por nuk duam të prishim garën”, përfundon Gjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online