Guardiola jep lajmin e keq, Siti humbet goleadorin

0

Sulmuesi i Mançester Sitit, Serxhio Aguero, nuk do të jetë në dispozicion të Pep Guardiolës në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Uotfordit dhe Çelsit. Lajmin e ka konfirmuar trajneri spanjoll në daljen për shtyp për ndeshjen e nesërme.

Në mungesë të  argjentinasit, Guardiola do t’i besojë të riut Gabriel Zhezuz, i cili nuk e ka filluar mbarë këtë sezon, pasi në 11 ndeshje ka shënuar vetëm një gol, por pjesa tjetër e skuadrës po e kompenson më së miri këtë gjë.

Për momentin “qytetarët” mbajnë kreun e kampionatit anglez me 38 pikë, dy më shumë se Liverpuli dhe shtatë më shumë se Çelsi i vendit të tretë. Por, në aspektin e golevarazhit, djemtë e Pep Guardiolës janë “vite dritë” larg konkurrencës, pasi kanë shënuar 43 gola në 14 ndeshje, 16 më shumë se skuadra e Jyrgen Klop.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.