Elbasani feston me “tris”, arrihet mbijetesa në të Parën

Elbasani ka marrë një fitore bindëse 3-0 përballë Luzi 2008, duke siguruar kështu qëndrimin në Kategorinë e Parë dhe në sezonin e ardhshëm. Dopieta e Micit dhe goli i Ferhatit kanë mjaftuar që Elbasani të triumfojë, duke shmangur kështu ndonjë surprizë të pakëndshme.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe ndërhyrjet ishin të shumta. Gjyqtari kryesor i takimit pati shumë punë, pasi në këto 90 minuta, e tregoi kartonin e verdhë plot 7 herë. Pjesa e parë dukej se do të mbyllej pa gola, por në çastet e fundit, gjyqatri akordon një 11-metërsh për Elbasanin, që ekzekutohet me sukses nga  Mici.

Pjesa e dytë, nisi sërish me shumë faulle të ndëshkueshme, ndërsa në minutën e 65’, Mici shënon golin e dytë në këtë takim dhe më pas Ferhati shënon golin e nokautit në minutat e fundit të kohës shtesë duke i  siguruar fitoren Elbasanit, që merr një triumf tepër të rëndësishëm në këtë ndeshje finale.

Kategoria e Parë, Play-Off

Elbasani – Luzi 2008  3-0
Shënues: Mici 45’ (pen) 65’, Ferhati 90+1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *